Tifozi i Juventusit krijon kaos në avion; bën të dalin maskat e emergjencës dhe oksigjen gjatë fluturimit
Kombëtarja senegaleze e futbollit mbërriti në Dakar në mesnatën e së hënës pas finales intensive dhe kaotike e Kupës së Afrikës ndaj Marokut, ku kjo skuadër e la fushën e lojës për disa minuta për të protestuar për një penallti, për të triumfuar në kohën shtesë.
Futbollistët dhe stafi teknik i Senegalit u pritën në aeroport nga presidenti i vendit Bassirou Diomaye Faye që nuk i kurseu elozhet në drejtim të skuadrës kombëtare
‘Fjala e parë që përshkruan më mirë ndjenjën e të gjithë senegalezëev, është krenaria. Ata na bënë të ndihemi krenarë duke e mbajtur premtimin që na bënë kur u larguan nga Dakari. Kur iu dorëzova flamurin ata premtuan se do të sillnin trofeun-tha Faye-dhe gjatë gjithë kompeticionit, duke i parë ata të luajnë, e ndjemë që kishin këtë mision në mendje dhe zemër; të sillnin këtë trofe në shtëpi dhe të bënin krenar popullin senegalez. Ata e bënë këtë në mënyrë heroike, luajtën një futboll të shkëlqyer dhe kanë qenë shumë korrektë, e bënë duke qenë shembullorë brenda dhe jashtë fushe. Ne vetëm mund të jemi krenarë për ta’
Ndërkaq, jashtë aeroportit, tifozë të veshur me ngjyrat kombëtare ishin mbledhur për të mirëpritur futbollistët duke valëvitur flamuj senegalezë, duke iu rënë borive të makinave dhe duke kënduar. Kombëtarja e Senegalit do të mbajë edhe paradën në rrugët e kryeqytetit përpara se të priten zyrtarisht në pallatin presidencial
Top Channel