Jurgen Klopp është emri më i lakuar së fundmi në ambientet madrilene teksa përflitet për të marrë drejtimin e Realit të Madridit, por 58 vjeçari duket se nuk ka ndërmend të kthehet në rolin e trajnerit të paktën për momentin dhe këtë ai e tha qartë kur u pyet për interesimin e Los Blancos për të.

‘Personalisht jam shumë i kënaqur me situatën time. Nuk do të doja të isha në asnjë vend tjetër-the Klopp-a do të kthehem në pankinë? Në këtë moment them se jo, por kurrë mos thuaj kurrë. Nuk pres që të ndryshoj opinon, por nuk e di’

Më pas Klopp tregoi për reagimin e tij pas shkarkimit të Xabi Alonsos nga pankina e Realit të Madridit. ‘Kur mësova për lajmin për Xabi Alonson, u ndjeva pak i pavendosur. Po u habita dhe jo, nuk u habita. Mendova ‘çfarë?’ dhe më pas: ‘po, sigurisht’-vijoi Klopp teksa iu referua edhe shkarkimit të Heynkes nga Reali pas fitimit të Ligës së Kampioneve të 1998-kështu ndodh gjithnjë në Madrid, kur nuk janë në krye të klasifikimit’

Në fund, Klopp vendosi të japë një këshillë për Realin e Madridit dhe klubeve të tjerë që kërkojnë një trajner.

‘Klubeve që largojnë një trajner, do t’u rekomandoja që të kenë një ide më të qartë për atë që do të jetë pasuesi i teknikut që largojnë dhe të jenë më realistë-tha Jurgen Klopp-nëse besojnë se mund të marrin Pep Guardiolën, do të thoja që shanset nuk janë shumë të mëdha’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB