Nuk kanë fund problemet dhe situatat që krijohen ditë pas dite tek Reali i Madridit.

Kilian Mbape ka shuar zërat përsa i përket marrëdhënies me Vinicius Zhunior te skuadra Merenges.

‘Marrëdhënia jonë është normale, njerëzit duan të flasin për ne sepse jemi të famshëm dhe mund të bëjmë diferencën. Unë erdha te Reali me idenë për të luajtur me Viniciusin, nuk mund ta imagjinoj skuadrën pa të. Luajmë shumë mirë, por tifozët presin gjithmonë më shumë dhe kjo është normale. Ne të dy do të përpiqemi ta ndihmojmë edhe më shumë Realin në këtë fazë të dytë të kampionatit’ deklaroi Mbape.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB