Pa pushuar mirë pas ndeshjes me Comon, Milani bëhet gati për një tjetër ndeshje; atë me Leccen në San Siro në mbrëmjen e së dielës. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes, trajneri i kuqezinjve, Massimiliano Allegri foli për këtë impenjim të skuadrës së tij.

‘Lecce vjen pas dy paraqitjeve të shkëlqyera ndaj Parmës dhe Interit-tha Allegri-ndaj zikaltërve, Lecce ishte gjithë kohën në lojë dhe kishte një shans të mirë për të zhbllokuar rezultatin. Përballemi me një skuadër që është në gjendje të mirë fizike dhe ne duhet të gjejmë fitoren në shtëpi ku shkojmë pas dy barazimeve dhe 1 fitoreje në 3 ndeshje. Tre pikët do të na jepnin një konfirmim të rëndësishëm pas Comos’

Më pas Allegri u përqendrua pikërisht te ndeshja me Comon se fitorja në Sinigaglia ishte e rëndësishme dhe jo vetëm për të ruajtur vendin e dytë. 

‘Fitorja ndaj Comos ishte shumë e rëndësishme për ne që të qëndronim pranë vendit të parë, por edhe për faktin se pas Lecces do të kemi 3 ndeshje në transfertë me Romën, Bolognan dhe Pisan. Për këtë arsye na duhet një fitore dhe një ndeshje e mirë, edhe pse kemi një respekt të madh për Leccen-shtoi Allegri

Trajneri i kuqezinjve u kthye edhe te diskutimet pas ndeshjes me Comon dhe për gjykimet që flisnin për një Milan me fat.

‘Fati është pjesë e jetës, sa më shumë të shkojmë ta kërkojmë aq më mirë është-tha Allegri-besoj se është mungesë respekti për të gjithë ata që punojnë te Milani me të cilin po arrijmë rezultate të mira. Fabregas është një trajner i mirë, por ka bërë shumë duke e çuar Comon në pozicione të larta; do të ketë një karrierë shumë të mirë e për më tepër, për ndeshjet nuk mund të flitet me ‘nëse’’. Ishte një ndeshje që ata e interpretuan shumë mirë, ne e interpretuam më mirë në pjesën e dytë, shënuam 3 gola dhe mbrojtëm mirë’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB