Një ngjarje e çuditshme u regjistrua në përfundim të ndeshjes mes Juventusit dhe Cremoneses e fituar nga Zonja e Vjetër 5-0.

Dy të rinj, motër e vëlla që ishin nisur nga Bologna për në drejtim të Torinos, u fshehën në ambientet e brendshme të Allianz Stadium për të kaluar natën aty duke konsumuar edhe ushqimin që gjetën atje.

Plani do të ishte perfekt, po të mos ishte për punonjësit e sigurisë së stadiumit që i pikasën dhe menjëherë telefonuan policinë. Me ardhjen e karabinierëve, të dy vëllezërit tentuan të largoheshin, por në momentin që u ndaluan gjërat shkuan akoma më keq për ta.

Kjo sepse, djali u kap me 3 shishe verë të gazuar dhe u arrestua në flagrancë dhe tani do të procedohet direkt për vjedhje, ndërsa vajza u denoncua dhe do procedohet në gjendje të lirë për bashkëpunim në vjedhje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB