Video/ Një ditë pas zjarrit apokaliptik te ish-uzina Dinamo, gjithçka shkrumb e hi
09/01/2026 14:40
Këto pamje tregojnë atë që ka mbetur pas nga zjarri i përmasave apokaliptike që përfshiu tregun te ish-uzina Dinamo në rrugën “5 maji” në Tiranë.
Nga zjarri që nisi në një magazinë, flakët u përhapën me shpejtësi duke prekur dhjetra biznese, malli i të cilave u kthye në shkrumb e hi.
Deri tani raportohet të jenë djegur më shumë se 50 subjekte tregtare, por fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.
Ende nuk dihet shkaku se pse ra zjarri, ndërsa flakët u vunë nën kontroll pas shumë orësh.
Top Channel