Formula 1/ Grabitet makina e fundit kart e Jules Bianchi; babai bën apelin, ndërhyn dhe Leclerc
Piloti më tërheqës, karizmatik, ndikues dhe i dëshiruar ka një emër e mbiemër; Lewis Hamilton. Shtatë herë kampioni i botës ishte i aftë që të shfrytëzonte suksesin dhe famën sportive për të krijuar një personazh jashtë paddock të Formula 1, po kaq të vlerësuar.
Duke kultivuar pasionet e shumta të tij, nga moda e deri te arti dhe ambienti, figura e tij është imponuar kaq shumë sa arriti të bëjë një veprim të bujshëm për t’i qëndruar besnik sensibilitetit të tij ndaj ekologjisë, sic ishte shitja e të gjithë koleksionit të tij të makinave me vlerë prej 15 milionë eurosh.
Mercedes, çfarë pasioni
Koleksioni legjendar i makinave të Hamilton ishte shumë i gjerë ku përfshiheshin supermakina moderne, ikona të së kaluarës, makina luksoze dhe elektrike. Gjatë kohës që garonte me Mercedes, britaniku koleksiononte modelet më prestigjioze në garazhin e tij. Automjetet me yllin në kofano ishin të shumtë si; Classe S Maybach 680, AMG GT-R, SLS Black Series dhe il G AMG 6X6 duke përfshirë edhe një model EQC. Modeli SUV elektrik u kërkua shprehimisht nga vetë Hamilton për t’u spostuar në privat me një mjet që ka impakt të ulët ambiental
Supermakinat e çdo lloji
Mbretëreshat e vërteta të atij që dikur ishte garazhi i Hamilton janë me siguri supermakinat sportive. Britaniku i ka pasur të gjitha supermakinat e cdo epoke. Në ‘e vjetra’ ishte Shelby Cobra 427 e vitit 1966 e ndjekur nga një Ford Shelby GT500 e1967. Po kështu Hamilton kishte në zotërim edhe një McLaren MP4-12C, një P1 ekstreme dhe një model të rrallë F1 të 1995. Makina Ferrari ka pasur disa prej modeleve më të bukura LaFerrari, 599 SA Aperta. Lewis Hamilton kontribuoi në zhvillimin e Mercedes AMG-ONE, e pajisur me një motor të vërtetë të makinës së Formula 1 të vitit 2016 duke marrë edhe ai vetë një në zotërim. Por modeli më ekskluziv me shumë mundësi mbetet Pagani Zonda 760 LH e ndërtuar sipas specifikave të tij
Ëndrra Ferrari
Ardhja në Maranello e kampionit anglez, mund t’i kishte ofruar mundësinë për të mbyllur karrierën e tij legjendare me një trashëgimi kjo vetëm sportive. Aty ishte parashikuar zhvillimi i një projekti së bashku me Hamilton, për një makinë që, në bazë të F40, do të ishte esenca e eksperiencës së drejtimit dhe ekskluzivitetit të Ferrarit. Një makinë sportive me motor V12 dhe kambio manuale dhe që do të quhej Ferrari F44. Pas një sezoni zhgënjyes, planet për zhvillimin e këtij modeli duket se janë anuluar ose në rastin më të mirë, janë lënë pezull. Të shohim nëse do të krijohet dhe për sa kohë do të mbijetojë në garazhin e Lewis Hamilton.
Top Channel