Dikur lunate me raketën e tenisit, sot me raketë luftarake, historia e ish-tenistit, që lufton në mbrojtje të atdheut të tij, Ukrainës
Në rrjetet sociale në orët e fundit ka bërë xhiron e botës një komunikatë e FBI që bënte të ditur konfiskimin e një koleksioni motorësh MotoGP që janë drejtuar nga emra të tillë si Valentino Rossi, Marc Marquez apo Jorge Lorenzo dhe që i përkisnin Ryan James Wedding, ish sportisti olimpik kanadez që tani është ndër kriminelët më të kërkuar nga FBI për trafik droge, një koleksion që kap vlerën e 40 milionë dollarësh
‘Këtë muaj, autoritetet meksikane ekzekutuan një sërë urdhër kontrollesh dhe konfiskuan një numër të madh motoçikletash me një vlerë totale prej rreth 40 milionë dollarësh, që i përkasin Ryan James Ëeddinh, një ndër 10 personat më të kërkuar nga FBI. Ky konfiskim i suksesshëm u arrit falë bashkëpunimit mes autoriteteve meksikane, FBI, Policia Kanadeze dhe ajo e Los Angeles-theksohet në njoftimin e FBI.
Në koleksionin e Ryan Wedding, që mesa duket i kishte pasion motorësh, figuronin të paktën 7 motorë Ducati Desmosedici GP që janë drejtuar nga Andrea Dovizioso, Jorge Lorenzo apo Valentino Rossi si dhe një motor Moto2 të Marc Marquez.
Tregu dhe ankandet e lidhura me motorsportin janë një biznes ku qarkullojnë miliona dollarë. Motorë, kaska, doreza e madje edhe makina të Formula 1 janë objekt dëshirash për shumë koleksionistë, madje edhe për personat në kërkim nga FBI sic është rasti i Ryan Wedding për të cilin autoritetet amerikane ofrojnë 15 milionë dollarë shpërblim për dhënie informacionesh.
This month, Mexican authorities executed multiple search warrants and seized a large number of motorcycles with an estimated value of approximately $40 million USD believed to be owned by FBI’s Top Ten Fugitive Ryan James Wedding. This successful seizure is a result of… pic.twitter.com/yessXdMYDV
— FBI Los Angeles (@FBILosAngeles) December 29, 2025
Top Channel