Është një moment delikat për botërorin e Formula 1. Botërori i vitit të ardhshëm nuk ka nisur ende, por polemikat tashmë kanë nisur. Ai që i hodhi benzine zjarrit ishte pikërisht Max Verstappen. Në një intervistë në Viaplay, piloti i Red Bull foli për kontrollet në përfundim të garave.

Sipas holandezit, 4 herë kampion botë, shumë skuadra do të rrezikonin skualifikimin për tejkalim të limiteve të përcaktuara nga rregullorja dhe kanë shpëtuar vetëm për faktin se nuk janë inspektuar, një deklaratë kjo që ka befasuar jo pak.

Kontrolli i makinave-Gjatë çdo fundjave, makinat e Formula 1 kontrollohen në përfundim të sesioneve. Analizat që bëhen janë për peshën e tyre, temperaturën, parametrat dhe presionet e impiantit hibrid, përbërjen e karburantit, aerodinamikën. Për më tepër, delegati i FIA zgjedh një makinë në mënyrë të vecantë, zgjedhje që bëhet në mënyrë rastësore apo pas një sinjalizimi. Kjo nuk e bind plotësisht Verstappen, të paktën kështu kuptohet nga fjalët e tij. ‘Kërkohet gjithnjë të gjendet limiti, e bëjmë të gjithë-tha holandezi-ndonjëherë gjithçka shkon fjollë sepse jo gjithnjë kontrollohesh. Për mendimin tim nëse makinat do të kontrolloheshin në çdo garë, gjysma e tyre me siguri do të rezultonte e parregullt. Por nuk është e mundur të kontrollohen të gjitha makinat, do të duheshin shumë persona’

Skualifikimet-Sezoni 2025 ishte i veçantë përsa iu përket skualifikimeve. Ferrari është një prej skuderive që e ka pësuar teksa në Kinë, u skualifikuan të dy pilotët, Charles Leclerc dhe Leëis Hamilton për mosrespektim të limiteve. Po kështu në Shanghai u skualifikua edhe Pierre Gasly. Por rasti që bëri më shumë zhurmë ishte skualifikimi i dy pilotëve McLaren në Las Vegas me Norris dhe Piastrin që nuk morën pikë, për shkak të parregullsive në makinën e tyre, gjë që rihapi plotësisht llogaritë e botërorit, gjë që u kujtua edhe nga vetë Verstappen. ‘Skualifikimi i McLaren ishte një dhuratë Krishtlindjeje e parakohshme në këndvështrimin tim-tha holandezi-të paktën e bëri më emocionues kampionatin. Për Formula 1 ishte pozitive, por edhe për mua’.

Gjithsesi, në fund titullin për botërorë arriti ta fitojë Lando Norris në garën e fundit në Abu Dhabi me vetëm 2 pikë më shumë se Verstappen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB