Presidenti Laporta konfirmon ofertën për Julian Alvarez: E dimë që dëshiron të vijë te Barcelona, por nuk mund të presim pafund për të
Franko Burraj vazhdon të lërë gjurmë në atletikën shqiptare.
Në Torun të Polonisë, ku po mbahet Kampionati Botëror i Atletikës për Sallat e Mbyllura, atleti shkodran garoi sot në baterinë e pestë të garës 400 metra. Burraj u rendit i treti në baterinë e tij me kohën 46.57 sekonda rekord i ri kombëtar në këtë disiplinë. Në përfundim të gjashtë baterive eliminatore, atleti shkodran arriti të kualifikohet në gjysmëfinale, duke qenë ndër katër kohët më të shpejta, pasi vetëm dy vendet e para të secilës bateri shkonin direkt.
Bëhet fjalë për një arritje me peshë të dyfishtë historike. Burraj ishte tashmë i pari atlet shqiptar mashkull që kishte arritur gjysmëfinalen e një Kampionati Botëror, kur në Glasgow 2024 kishte shënuar kohën 46.86 sekonda. Sot, jo vetëm e konfirmoi atë arritje, por e tejkaloi atë kohë me 29 të qindta duke vendosur kufirin edhe më lart. Gjysmëfinalja e tretë e 400 metrave ka Franko Burrajen si një prej favoritëve, por nuk ja doli të arrijë finalen duke e mbyllur këtë praqitje me një rekord kombëtarë.
Top Channel