Vijon puna për ndërtimin e Qendrës së Madhe të Eventeve në Korçë, Rama publikon pamjet: Hapësira moderne për aktivitete
17/12/2025 08:37
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ndërtimi i Qendrës së Madhe të Eventeve në Korçë.
Ai shkruan se do të përfshihen hapësira moderne për aktivitete kulturore, artistike dhe sociale.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje nga puna për ndërtimin e Qendrës së Madhe të Eventeve në Korçë, një qendër kulturore, turistike dhe festive me ndikim në ekonominë lokale, ku do të përfshihen hapësira moderne për aktivitete kulturore, artistike dhe sociale, si edhe infrastrukturë e dedikuar për koncerte e festivale me përmasa të mëdha, në mjedise të hapura dhe të mbyllura, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos.
Top Channel