Shkaktoi aksidentin ku mbeti i lënduar bashkë me shoferin tjetër, arrestohet 64-vjeçari në Gjirokastër

17/12/2025 09:23
foto ilustruese

Një 64-vjeçar, banues në Greqi, është arrestuar në Gjirokastër, pasi shkaktoi një aksident.

Për pasojë mbetën të lënduar të dy shoferët.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin P. P., 64 vjeç, banues në Greqi, pasi në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin shtetasin K. K., 30 vjeç, banues në Tepelenë. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB