Çmimet FIFA “The Best”, ja si ka votuar gazetari i Top Channel për më të mirët e planetit
Cesc Fabregas, tashmë është shumë I nxehur me Assane Diao që po shkon në Afrikë për kampionatin e Kupës së Afrikës, dhe pas ndeshjes së fundit në Serie A ai shpjegon arsyet dhe dëmtimin e lojtarit.
“Ai dëmtoi muskulin fleksor. Jam një tifoz i madh i ekipeve kombëtare, shpresoj që të gjithë të shkojnë. I kërkova një nder që të mos e merrnim sepse ka luajtur vetëm 3 ndeshje në 8 muaj. Përgjigja e trajnerit të ekipit kombëtar? Se nëse nuk shkon, nuk do të shkojë në Kupën e Botës. Ishte e pakëndshme. Nëse lojtari luan me frikë në moshën 20 vjeç kur ka një karrierë përpara, është një gabim. Ndoshta nuk duhej të kishte luajtur as në ndeshjen e kësaj fundjave, por e zgjodha sepse largohet nesër dhe nuk do ta kem për pesë javë, kështu që meqenëse po i paguajmë rrogën, më mirë ta lëmë të luajë pak për ne. Një bisedë e tensionuar me Pape Thiaw? Ai tha se nëse Diao nuk vjen me ne, nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës. Nuk është e drejtë, madje është për të ardhur keq.”

Menjëherë pas këtyre debateve në distancë mes trajnerëve dhe dëmtimit tëlojtarit, një mori sulmesh fyese kanë vërshuar në rrjetet e tij sociale nga tifozët senegalez.

Top Channel