Laureus Awards 2026/ Zyrtarizohen kandidaturat e çmimeve për sportistët më të mirë

03/03/2026 14:50

Tashmë ka nisur numërimi mbrapsht për spektaklin më të madh sportiv të vitit, Laureus World Sports Awards ose siç përkufizohen ndryshe çmimet ‘Oscar’ të sportit.

Rekordmenë, fitues të medaljeve të arta dhe yje të ardhshme të sportit do të jenë në garë për statujën prestigjioze ‘Laureus’ si vlerësimi më i lartë për paraqitjet e tyre në disiplina të ndryshme sportive.

Fituesit e çmimeve Laureus do të zgjidhen nga një juri sportive përfundimtare e përbërë nga anëtarë të Akademisë Laureus World Sports dhe emrat e tyre do të zbulohen gjatë mbrëmjes gala që do të mbahet në Pallatin Cibeles në Madrid. Të 1300 anëtarët e Panelit Global të Medias të Laureus kanë përzgjedhur 6 kandidatë për secilën prej 6 kategorive, ndërsa anëtarët e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar kanë zgjedhur kandidatët për çmimin Laureus Aorld Sportsperson of the Year with a Disability.

LISTA E PLOTË E KANDIDATËVE:

Laureus World sportsman of the year: Carlos Alcaraz, Ousmane Dembélé, Mondo Duplantis, Marc Márquez, Tadej Pogacar, Jannik Sinner.

Laureus World sportswoman of the year: Aitana Bonmatí, Melissa Jefferson-Wooden, Faith Kipyegon, Katie Ledecky, Sydney McLaughlin-Levrone, Aryna Sabalenka

Laureus World team of the year: Kombëtarja e Anglisë e vajzave, Europa Ryder Cup Golf, Kombëtarja e vajzave të Indisë në Cricket, McLaren Formula 1, Oklahoma City Thunder, Paris Saint-Germain

Laureus World sportsperson of the year with a disability: Gabriel Araújo (Brasile), Simone Barlaam, Catherine Debrunner, Kelsey DiClaudio, David Kratochvíl, Kiara Rodríguez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB