Pas disa vitesh të lidhur, Jori Delli merr propozimin për martesë nga këngëtari i njohur Italian

04/12/2025 14:33

Ish-banorja e Big Brother VIP 2, Jori Delli ka marrë  propozimin për martesë nga partneri i saj këngëtari i njohur Italian, Fred De Palma.

Lajmin e ka bërë me dije modelja në rrjetet sociale në ‘Instagram’ ku ka ndarë një foto me partnerin e saj, ku shihet edhe unaza e propozimit.

Gjithashtu ajo ka shkruar “përgjithmonë” duke  e shoqëruar me një zemër të kuqe.

Kujtojmë se para pak kohësh ishin duke qarkulluar lajme se modelja i kishte dhënë fund lidhjes me reperin Italian, por ishte ajo që këto aludime i hodhi poshtë në programin e “E Diell”, në Top Channel, ku tha se janë ende të lidhur, por nuk kishin postuar foto së bashku.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jori 🧿🧿🧿 (@joridelli)

FOTO GALERI
13/13

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta