Julian Shehu vazhdon të shfaqet në një formë të shkëlqyer në kampionati polak, teksa është një prej futbollistëve të Widzew Lodz që po bie më shumë në sy, edhe pse gjërat për këtë skuadër nuk po shkojnë shumë mirë në këtë sezon.

Mesfushori i përfaqësueses shqiptare në sfidën e kësaj të diele ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në ndeshjen mes Widzew Lodz dhe Korona Kielce, një gol që për fat të keq nuk i shërbeu skuadrës së tij pasi ajo e humbi këtë sfidë 1-3.

Shehu e shënoi golin në minutën e 49 pas ekzekutimit të një goditje këndi duke shkurtuar përkohësisht rezultatin në 1-2, një gol që mesfushori i përfaqësueses kuqezi e festoi duke bërë gjestin e shqiponjës si për të dhënë një mesazh për sfidën e playoffit me Poloninë në muajin mars.

Për Julian Shehun ky ishte goli i tij i 4 në këtë sezon në kampionatin polak të futbollit

Shikoni këtu për golin e Shehut

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta