E vërteta e Cannavaros: Nuk doja të shkoja te Juventus, Interi më shiti
Nuk ka fitues në ndeshjen hapëse të javës së 31 të Premier League angleze mes Bournemouth dhe Manchester United. Në Vitality Stadium kjo përballje u mbyll me barazimin 2-2 me skuadrat që dolën nga fusha e lojës me nga vetëm 1 pikë secila.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi 0-0 pavarësisht mundësive për shënim që patën të dyja skuadrat. Por në pjesën e dytë gjërat ndryshuan krejtësisht teksa në këtë 45 minutësh ndodhi gjithçka. Në minutën e 61, Manchester United zhbllokoi rezultatin me Bruno Fernandes që ekzekutoi saktë duke marrë avantazhin 1-0.
Pak minuta më vonë skuadra e Michael Carrick pretendoi një tjetër penallti por pa sukses dhe menjëherë, Bournemouth barazoi shifrat në 1-1 me Ryan Christie në minutën e 67. Emocionet e kësaj sfide nuk u mbyllën këtu sepse 4 minuta më vonë Manchester United e pa veten sërish në avantazh falë autogolit të James Hill që erdhi pas ekzekutimit të një goditje këndi nga Djajtë e Kuq.
Ritmi ishte shumë i lartë dhe Bournemouth shumë shpejt u përgjigj teksa fitoi një 11 metërsh pas një faulli të Maguire që u ndëshkua me karton të kuq. Eli Kroupi që prej pak minutash kishte hyrë në lojë, u tregua i saktë duke barazuar shifrat në 2-2. Historitë e kësaj ndeshjeje nuk ndryshuan më dhe rezultati mbeti 2-2 me Manchester United që shkon në 55 pikë duke e ruajtur vendin e tretë në klasifikim, ndërsa Bournemouth shkon në 42 pikë në vendin e 10.
Top Channel