Italia në playoff, Gattuso e ka bërë zgjedhjen për formacionin, asnjë surprizë pas stërvitjes së fundit nën reshjet e shiut
Kombëtarja U19, të dielën e 22 marsit nis grumbullimin për ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve për Evropianin e kësaj grupmoshe të vitit 2027 ndaj Norvegjisë, Luksemburgut dhe Maltës.
Trajneri Fatjon Tafaj që bën debutimin e tij në pankinë, ka publikuar listën e futbollistvë të përzgjedhur për këto sfida; në total janë 21 futbollistë që janë përzgjedhur, 8 nga të cilët bëhen pjesë e kësaj skuadre për herë të parë, ndërsa pjesa tjetër janë grumbulluar edhe më parë te Kombëtarja e U19
Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:
Portierë: Raffaele Huli, Daniel Culi
Mbrojtës: Kris Gecaj, Leon Sulejmani, Lukas Cekrezi, Spasian Nasto, Fabjan Nuhaj, Endrit Asani, Uesli Arapi
Mesfushorë: Andreas Llana, Serxho Vogli, Dajan Durmisi, Rikardo Sheji, Amir Borici, Oliver Blini, Dijar Ferati, Alen Vukaj
Sulmues: Grei Kuqi, Enis Redzepi, Gabriel Kulla, Arman Durmisi
Kombëtarja U19 do ta bëjë grumbullimin në Durrës dhe të 3 ndeshjet e këtij raundi do t’i luajë në ‘Shtëpinë e futbollit’. Fillimisht kuqezinjtë e vegjël do të luajnë me Luksemburgun në 25 mars, 3 ditë më vonë do të luajnë ndaj Maltës, për të mbyllur këtë raund me ndeshjen ndaj norvegjisë në 31 mars.

Top Channel