Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Taulant Seferi ka festuar sot ditëlindjen e 29 me klubin Bodrum FC ku aktivizohet në Ligën e Parë turke.

Prej disa ndeshjesh ai nuk ka qenë pjesë e gurmbullimit kuqezi edhe pse në 45 ndeshje the ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar në 6 raste.

Në postimin e tij në rrjetes sociale, Seferi shkruan:

Ishte kënaqësi të festoja ditëlindjen time sot me shokët e mi të ekipit në Regnum Carya — njerëzit me të cilët punoj, ndaj fushën dhe rritem çdo ditë. Jam mirënjohës për këtë familje. Dhe të gjithë tifozëve, familjes dhe mbështetësve që më dërguan urime për ditëlindje, faleminderit për mbështetjen dhe pozitivitetin tuaj të vazhdueshëm.

Ndihem i motivuar dhe i fokusuar për atë që na pret. Le të vazhdojmë të shtyjmë përpara!

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta