Big Brother VIP 5, së shpejti në Top Channel 14/11 19:07
Një tjetër peshk gjigant Gof, plot 35 kilogramë, është kapur sot në agimin e Vlorës, duke ndezur sërish garën e heshtur të peshkatarëve se kush do nxjerrë “mbretin” e detit.
Peshkatarët vendas i thonë me përkëdheli “delfini i detit”, ndërsa Armando, mjeshtri që gjuan me shtizë në thellësitë e ujërave si të ishte lindur me pendë e ka bërë sërish të vetën.
Peshku është kapur në zonat e thella të gjirit, aty ku vetëm guximi, përvoja dhe pak fat të çojnë në trofe të tillë. Dhe Armando, me stilin e tij karakteristik, e ka treguar edhe një herë se kur deti flet, ai di ta dëgjojë.
Armando File është peshkatari, i cili edhe para tre ditësh nga deti peshkoi peshkun 24 kg i quajtur Licë.
Top Channel