‘Kush çon mesazhe me gurë dhe maska do më ketë përballë’, Rama: Ftoj protestuesit për dialog në Kryeministri apo fakultet

18/10/2026 09:28

Kryeministri Rama u shpreh se shteti nuk do të dorëzohet përballë dhunës gjatë protestave, ndërsa ftoi qytetarët që duan dialog të takohen me të në Kryeministri, në fakultet apo në një format tjetër komunikimi.

Rama iu drejtua edhe të rinjve që, sipas tij, qëndrojnë në protestë pa pasur qëllim të hedhin gurë, por që përballen me persona të maskuar dhe me mjete të forta. Ai theksoi se kjo situatë, sipas tij, do ta bëjë Shqipërinë më të fortë.

‘Shteti nuk dorëzohet përpara gurëve dhe kush dorëzohet nuk e merr veten për vite. Ftoj këdo që do të bëjë dialog, këdo që do të më takojë, këdo që do të flasi me kamera me fotografi pa fotografi, në kryeministri, në fakultet, sim und ti bëjmë gjërat më mirë, por po flas me ato djem dhe vajza që rrinë atje jo për të gjuajtur me gurë, por në parajojë kanë gurët, maskat, dhe pastaj thonë na lëndoi policia. Aty nuk bëhet balet as nuk luhet futboll.
Kush më çon mesazh dhe gurë me maska mua dhe shtetin e ka përballë, kjo që po ndodh Shqipërinë do e bëjë më të fortë’, tha Rama.

Top Channel