Gjyqi për rezervat shtetërore në Kosovë, dështon seanca, mungonte ministrja në detyrë për Tregtinë Partia Demokratike e Kosovës reagoi pas zhvillimeve të fundit në Mitrovicë, e kërkoi hetim të menjëhershëm pa asnjë ndikim apo ndërhyrje politike rreth votave në pjesën jugore te qytetit.
“Çdo parregullsi, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor duhet të hetohet nga organet kompetente, pa asnjë ndikim apo ndërhyrje politike. Vota është e shenjtë dhe duhet mbrojtur me çdo kusht”, ka shkruar PDK në një postim në rrjetet sociale.
Deputeti i saj Artan Behrami, u tregua edhe më i drejtpërdrejtë në komentet e tij, duke e akuzuar kryeministrin Albin Kurti për, “fabrikim shtetëror të rezultatit zgjedhor”. Në pesë vitet e fundit, Kurti tha ai, ka pezulluar logjikën” dhe në vend të saj ka “injektuar inatin, përçarjen e urrejtjen në shoqëri”. “Zgjedhjet lokale janë reflektim i kësaj urrejtje, i këtij inati që ka përcjellë.
Në Mitrovicë, përveç kësaj, Kurti ka shfrytëzuar potencialin shtetëror, grupe të nëndheshme e banda kriminale për të fabrikuar një fitore, e cila ditët e ardhshme mund të shndërrohet në skandalin më të madh zgjedhor në historinë e Kosovës së pasluftës”, ka deklaruar Behrami.
Ai ka shtuar se nga procesi i numërimit po vihen re elemente manipulimi, të cilat sipas tij dëshmojnë për “tren qeveritar, e jo tren bullgar”. Nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës u konfirmua më herët numërimi i votave atje ishte ndërprerë derisa KQZ të bëjë verifikimet e nevojshme.
Kryetari i Aleancës Kosova e Re në Mitrovicë, Gjergj Beka, deklaroi se procesi i rinumërimit të votave në këtë komunë ishte ndërprerë për shkak të disa parregullsive të evidentuara në qendrat e votimit.
Top Channel