Serbia do të përfaqësohet në ‘Miss Universe’ nga një mongoleze, shpërthejnë serbët në rrjetet sociale: Sikur s’kishte vajza të tjera

10/11/2025 13:39

Përpara konkursit kryesor të bukurisë Miss Universe 2025, që mbahet më 21 nëntor në Tajlandë, konkurrentet nga e gjithë bota iu prezantuan publikut për herë të parë në eventin “Moonlight Sky Gala Welcome”.

Për paraqitjen e parë zyrtare, pjesëmarrësit duhej të ecnin në pistë me shiritin e vendit që përfaqësonin dhe të thoshin emrin e vendit të tyre me zë të lartë dhe me krenari.

Ajo që ndezi rrjetin ishte parakalimi i përfaqësueses së Serbisë, e cila në të vërtet është nga Mongolia. Jelena Egorova tërhoqi shumë vëmendjen e publikut sapo u shfaq në skenë. Sipas të dhënave zyrtare, Jelena është 177 centimetra e gjatë.

Rebelimi i audiencës nga Serbia, që ka shprehur qartë qëndrimin në lidhje me përfaqësuesen e këtij viti ishte i lartë.

Si mund ta përfaqësojë Serbinë një grua mongole?‘ Kjo është pyetja më e shpeshtë në rrjetet sociale nga komentuesit serbë.

Serbët shprehen se Jelena është një vajzë shumë e bukur, por se ajo “nuk duhej ta kishte përfaqësuar Serbinë” në konkursin e bukurisë Miss Universe të këtij viti.

Sikur të gjitha vajzat në Serbi ishin të zëna atë ditë… Pse na përfaqëson ajo? Ajo nuk është serbe, Mes kaq shumë grave të bukura serbe, ata dërgojnë një grua mongole, janë disa nga komentet kundër Jelenës. /TAR

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta