Pas fitores së studentëve në zgjedhje, arrestohet shefi i Policisë Kriminale në Serbi, akuzohet për manipulim të hetimeve dhe dhunë ndaj protestuesve
Një shpërthim ndodhi në një ndërtesë katërkatëshe këtë mëngjes në Rivarolo Canavese, në Torino të Italisë.
Si pasojë e shpërthimit mbetën të plagosur një çift 70-vjeçarësh që jetonin në katin e dytë. Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë dhe u transportua me helikopter nga ekipi emergjent. Por autoritetet italiane bëjnë me dije se asnjëri prej të moshuarve nuk është në rrezik për jetën.
Alarmi u dha rreth orës 7 të mëngjesit nga banorët e zonës pasi dëgjuan një zhurmë të fortë. Shpërthimi shkatërroi apartamentin në katin e dytë, duke hedhur jo vetëm xhamat e dritares dhe mobiljet në oborr, por edhe murin e kuzhinës dhe kangjellat e ballkonit. Brigada e zjarrfikësve dhe disa ambulanca u përgjigjën.
“Kemi evakuuar pesë familje”, tha Martino Zucco Chinà, kryebashkiak i qytetit Canavese.
“Zona tani është e sigurt. Hetimet janë duke u zhvilluar, por ka shumë të ngjarë të jetë shkaktuar nga bombola e gazit të kuzhinës”, shtoi ai.
Top Channel