Bota e motorëve është në zi, ndahet nga jeta ish piloti i F1, Andrea De Adamich
Lando Norris është fituesi i “pole position” në Kualifikueset Sprint të së premtes të Çmimin e Madh të Brazilit që u zhvilluan në orën 19:30 dhe u trasmetuan në DigitAlb.
Anglezi fitoi një pozicion të parë për testet e së shtunës pas një seance praktikisht të përsosur. Pas liderit të kampionatit është Kimi Antonelli, i cili regjistrojë një kohë, vetëm 0.97 sekonda pas një super McLaren dhe madje përpara Piastrit, i cili regjistroi kohën e tretë më të shpejtë. Russell është i katërti, përpara një Fernando Alonso fantastik. Max Verstappen gjendet vetëm i gjashti, i zhgënjyer dhe duke luftuar me një Red Bull me shumë probleme.
Leclerc nuk po bën më mirë, i teti përpara Hadjar dhe Hulkenberg. Charles Leclerc, regjistroi një kohë me gati shtatë të dhjeta pas liderit: “Nuk jemi shumë konkurrues.” Ferrari tjetër i Hamiltonit doli jashtë në minisesionin e dytë, kështu që anglezi do të fillojë i njëmbëdhjeti garën.
Të shtunën në orën 19:00 do të zvillohen Provat Kualifikuese zyrtare ku do të përcaktohet edhe starti i Garë së Brazilit që starton të dielën në orën 18:00 dhe si gjithmonë trasmetohet drejtpërdrejtë në DigitAlb.
Top Channel