I ftuar në “Top Story” nga Grida Duma, eksperti i sigurisë Xhavit Shala, komentoi sulmet ruse me dronë.

Eksperti tha se me sulmin e saj me 1000 dronë njëherësh, Rusia e kapi mat botën. Sipas tij, NATO është e papërgatitur për të përballuar sulmet masive me dronë të Moskës, pasi kostoja e rrëzimit të tyre është e papërballueshme për aleancën.

“Dronët e Rusisë janë model i Iranit, i marrë nga ata, por tashmë prodhohen edhe në Rusi. Në këndvështrimin tim nuk është se Putini do të marri inkursion.

Ky veprim i Putinit e kapi NATO-n të papërgatitur për luftën me dronë. Për të rrëzuar dronët 20 mijë dollarë duhet të lëshosh një raketë 1 milion dollar, pra ishin të papërgatitur në këtë fushë dhe kjo e shkundi NATO-n. Rusia mund të përdori edhe 1000 dronë njëherësh, siç po bëjnë me 800 dronët në Ukrainë, pra me çfarë do ti godasin, me 800 raketa nuk i godasin dot brenda natës sepse mbarojnë rezervat për një javë të vendeve të NATO-s, që është humbje e madhe.

Masa e dytë ishte ajo e aktivizimit në nivelet e demokracisë dhe mekanizmave të sigurisë ndërkombëtare, pra Mbledhje e Këshillit të Sigurimit.

Shërbimet inteligjente bëjnë punën e tyre. Raportet e tyre duhet të ishin paralajmëruese. Shërbimi inteligjent nuk funksionon kështu. Duhet të paralajmëronin më herët për cë3shtjen në Ukrainë. Duhet të ngrihet sistemi i parandalimit të hershëm”, u shpreh Shala.

Top Channel