Pamjet që ndezën rrjetin/ Aktori Sean Penn shfaqet me partneren 34 vite më të re, çfarë po ndodh mes çiftit
Sophie Rain, një nga emrat më të njohur të platformës OnlyFans, ka shpallur një objektiv financiar ambicioz: të fitojë më shumë para se legjenda e NBA-së, LeBron James, në vitin 2025.
Gjatë një interviste në podcast-in Bangin’ Out, ku morën pjesë edhe Aishah Sofey, Summer Iris, Alina Rose dhe Ava, Rain u pyet për raportimet se kishte fituar 43 milionë dollarë vitin e kaluar – një shifër që ajo e konfirmoi, duke shtuar me humor se “jam e taksuar deri në palcë”.
Moderatorët e emisionit krahasuan të ardhurat e saj me ato të sportistëve, përfshirë LeBron James, i cili në vitin 2025 do të përfitojë 52.6 milionë dollarë nga kontrata e tij me Los Angeles Lakers. Rain u shfaq e surprizuar kur mësoi se basketbollisti “me zor” e kishte kaluar në fitime.
Kur një nga të ftuarat i tha: “Vitit tjetër e kalon”, Rain u përgjigj pa hezitim: “Po, vitin tjetër”.
Sipas saj, rruga drejt suksesit nuk ka qenë aspak e lehtë. “Do të doja të thosha se është aq e thjeshtë sa duket, por nuk është. Kam sakrifikuar shumë për të arritur këtu, përfshirë edhe gjendjen time mendore”, tha ajo, duke shtuar se ndryshimet e mëdha e kanë stresuar, por ia ka vlejtur në fund kur ke parime dhe e di ku qëndron me besimin tënd.
Ndërkohë, LeBron James, përveç pagës së tij marramendëse nga Lakers, ka edhe investime e biznese të shumta që i sjellin miliona të tjera. Për ta kaluar atë në të ardhura totale, Rain do të duhet të kapë shifra edhe më të mëdha vitin e ardhshëm.
Këtë vit, ajo u largua nga “Bop House” pas raportimeve për tensione me disa prej vajzave të tjera në shtëpi, por duket se planet e saj financiare janë më të mëdha se çdo dramë personale.
Top Channel