Serbët bllokojnë rrugën për në pikën kufitare në Mërdare

01/07/2025 19:06

Qendra për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se nga ana e Serbisë është bllokuar rruga që të dërgon në pikën kufitare në Mërdare, pikëkalim ky në kufi me Kosovës.

Qendra për Menaxhim Kufitar u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin në këtë pikë kufitare pasi që nuk dihet se kur do të zhbllokohet, pasi serbët po ndalojnë qarkullimin.

“Njoftim!
Bazuar në informatat e pranuara, sot me datë: 01.07.2025, me fillim nga ora 18:00, rruga e cila shpien në PKK Merdarë nga Serbia do të jetë e bllokuar nga qytetarët serbë të cilët do të pamundësojnë kalimin e lirë.
Me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpijnë në PKK Merdare, inkurajojmë udhëtarët që të shfrytëzojnë PKK tjera, deri në njoftimin tjetër. Ju falënderojmë për bashkëpunim.
Për më shumë kontaktoni në numrat 045198000, 045198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095”, sipas njoftimit të Qendrës për Menaxhim Kufitar.

Top Channel