
Kryeministri Edi Rama në takimin përmbyllës të PS në Tiranë theksoi se në zgjedhjet e 11 majit synojnë 78 mandate.
Nga 78 mandate në total, 20 synohen të merren vetëm në Tiranë, theksoi kryeministri, i cili kujtoi se në zgjedhjet e kaluara shifra ishte 18.
Rama: Jemi kthyer në fuqinë e pandalshme të rilindjes së Shqipërisë ku do qëndrojmë pas fitores historike të dielën e 11 majit të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Asgjë asnjëherë nuk ka qenë e lehtë për mua dhe për ju. Ajo që kundërshtarët tanë nuk kanë për ta kuptuar kurrë është se kurrë nuk do na mundin dot po nuk kuptuan pse ne i mundim përherë e më thellë.
Ata thonë se ne nuk mundemi dot me vota. Se të marrësh më shumë vota se ne duhet të jesh më i mirë se ne. Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka. Më të mirë kështu siç po shkojnë këto punë kam frikë se duhet të dalin nga maternitetit se në sheshet e Shqipërisë. Edhe ata prurje të reja, nuk ngjajnë me ne. Ngjajnë me kundërshtarët tanë. Dava humbësash. Janë larg me ne. Ne edhe artimetikisht do ngjitemi më lart, më e pakta 78 mandate. Ky është blof, ky është truk, ky është propagandë thanë disa duke komentuar memorandumin e Kuçit.
Po pse nuk qenka e mundshme. Ne kemi sot 74 mandate. A di kush të më thotë pse, në cilin qark ne do e humbim një mandate. Në Kukës? Nuk kanë si na e marrin se nuk e lejon aritmetika, ajo që unë kam mësuar, jo ajo 7×7 bëjnë 6 milionë. Në Shkodër, kemi 3 mandate, pse do e humbim një? Se kreu i bashkisë po e transformon Shkodrën në një vend të denjë? Çfarë kemi bërë ne bashkë me Benetin, është minimum të pretendojmë një plus.
Në Lezhë kemi 3 mandate nga 7. Që ta humbim një tjetër duhet që Lezha të dielën të gdhihet me bindjen se ndryshimet e mëdha në Lezhë dhe rilindja e Laçit janë meritë e vjershëtorit personal të bufit të kënetës, kryebashkiakut faqekuq Kameleon Gjekmarkaj. Kjo zor të ndodhë, por më e mundur është të ndodhë që Kameleon vjershëtori ta humbë një mandat dhe ta marrim ne.
Në Durrës kemi 8, dhe mund të humbim një nëse njerëzit do kuptojnë se Oerd Gjinkalla është suksesi. Tulla e 6 e kënetës është duke rënë. Mandati i 9 i Elbasanit na shpëtoi për një fije në zgjedhjet e shkuara, një plus hyn të minimum i 11 majit. Njëjtë edhe Fieri Gazi i botës nuk ka asnjë shans ta ndalojë mandatin të kthehet në shtëpinë tonë. Në Berat, Vlorë Gjirokastër nuk ka top që i lëviz mandatet tona. Tirana ha bukë veç, do të shkojmë nga 18 në 20 mandate.
Disa çyrykë të berberhaneve, thonë Rama i bën llogaritë me votat që blen se këtu nuk ka zgjedhje sa kohë fiton PS e Ramës. Por ju unë, të gjithë ne e dimë shumë mirë se ne nuk na mund dot askush për sa kohë do kemi me vete vizionin më modern dhe ambicien më të madhe për Shqipërinë. Vendosmërinë më të madhe për ndryshim, jemi bartësit e palëkundur të shpirtit europian të Shqipërisë. Asgjë dhe askush nuk e ndal dot ngjitjen tonë me Shqipërinë në BE.
Top Channel