“Mos e prek Memaliajn!”/ Banorët bllokojnë aksin kryesor, protestë kundër bashkimit me Tepelenën

12/09/2026 15:36

“Mos e prek Memaliajn!” Me këtë mesazh dhe pankarta në duar, banorë të Memaliajt dolën në aksin kryesor që lidh Memaliajn me qytetet e tjera, në shenjë proteste kundër bashkimit të Memaliajt me Tepelenën.

Banorët zgjodhën të bllokojnë aksin në pritje të kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhej në Gjirokastër për një takim lidhur me reformën territoriale.

Por tentativa e tyre dështoi, pasi Rama ishte larguar me helikopter! Ata kundërshtojnë çdo ndryshim që, sipas tyre, do t’i bashkonte Memaliajn me Tepelenën dhe kërkojnë që qyteti të ruajë identitetin dhe njësinë e tij administrative.

Me pankartat “Mos e prek Memaliajn!”, banorët kërkuan që zëri i tyre të dëgjohet përpara se të merren vendime për hartën e re territoriale.

Top Channel