Një aksident është regjistruar pak momente më parë në rrugën e Driloni, Pogradec.

Një këmbësore është përplasur nga një automjet tip “Mitsubishi”. E lënduara, shtetasja me iniciale Z.D., 73 vjeçe, është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Sakaq mësohet se 73-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Rreth orës 19:00, në rruga e Drilonit, në Pogradec, një automjet tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin K. L., ka përplasur këmbësoren, shtetasen Z. D., rreth 73 vjeçe, banuese në Pogradec.

73- vjeçarja po mer ndihmë mjekësore në spital, në gjendje jashtë rezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta