Konklava/ 133 kardinalët shkojnë në Kapelën Sistine, ja kur nis procesi i votimit për Papën e ri

07/05/2025 16:36

Sot zhvillohet një nga proceset më të rëndësishme në botë, zgjedhja e Papës së ri.

Këtë pasdite, 133 kardinalë do të ecin drejt Kapelës Sistine për të hedhur votat e tyre nën afresket e famshme të Rilindjes.

Pasi të hyjnë në faltore, rreth orës 17:30 sipas orës lokale, ata nuk do të kenë asnjë komunikim me botën e jashtme derisa të zgjidhet një Papë i ri.

Rreth orës 16:30 sipas orës lokale kardinalët do të nisin një procesion nga Kapela e Shën Palit në Kapelën Sistine.

Rreth orës 17:30 të gjithë përveç zgjedhësve duhet të largohen nga Kapela Sistine – momenti kur shqiptohet “extra omnes” shënon fillimin e izolimit të kardinalëve dhe fillimin e konklavës.

Rreth orës 19:00 një sasi tymi lëshohet pas fletëvotimit të parë.

Të enjten në mëngjes nëse një Papë i ri nuk shpallet sonte  kardinalët do të hanë mëngjes nga ora 06:30 përpara Meshës në orën 08:15, përpara dy votimeve të tjera të planifikuara për më vonë gjatë ditës, sipas BBC.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta