
Mia Shem, 23 vjeç, një e re franko-izraelite e cila u rrëmbye nga Hamasi gjatë sulmit në festivalin e muzikës Nova më 7 tetor 2023 dhe u lirua pas 55 ditësh, ka zbuluar një tjetër përvojë traumatike që përjetoi pas kthimit në shtëpi.
Në një intervistë për Kanalin 12 të Izraelit, ajo tregoi se ishte përdhunuar në apartamentin e saj në Tel Aviv nga një trajner personal dhe influencues i njohur në rrjetet sociale, disa javë pas lirimit të saj nga robëria.
“Frika ime më e madhe gjatë robërisë ishte që kjo të ndodhte. Dhe ndodhi – jo atje, por në shtëpinë time, vendi që duhej të ishte më i sigurti për mua,” tha ajo me zë të prekur.
Sipas rrëfimit të saj, sulmi ndodhi në mars të këtij viti. Ajo kishte vizituar palestrën e të dyshuarit për disa seanca stërvitjeje dhe ishte bindur nga ai se kishte kontakte në industrinë e filmit në Hollywood dhe se mund ta ndihmonte të tregonte historinë e saj. Pasi e ftoi në shtëpi, Mia humbi vetëdijen dhe u zgjua pa kujtesë të qartë për ngjarjen, por me simptoma të forta fizike dhe emocionale.
⚡️🇮🇱 JUST IN: Mia Schem during her interview with CH12 about the rape case she filed against a trainer in Israel:
“This was the greatest fear of my life — before captivity, during captivity, and it happened to me after captivity, in my own home, the place where I felt safest” pic.twitter.com/4FHpGSYIBb
— Aditya Juans Mandagie (@AdityaMandagie) May 3, 2025
“Që nga momenti që hyri në shtëpi, nuk mbaj mend asgjë. Por trupi im e ndjeu. Trupi im e di se çfarë ka ndodhur,” tha ajo, duke përshkruar pasojat psikologjike që e lanë të izoluar dhe në një gjendje të rëndë mendore.
🇮🇱⚔️🇵🇸 – #Hamas terrorists have officially published a video of one of the hostages kidnapped at the Nature Party festival. In it, 21-year-old #MiaSchem, a citizen of #Israel and #France, says she was shot and cries out for her freedom.
READ: https://t.co/3z9wA50LE2
— 🔥🗞The Informant (@theinformant_x) October 17, 2023
E reja ka deklaruar se autori i dyshuar e kishte droguar para aktit të dhunës. Sipas mediave izraelite, ai është një trajner i njohur rreth të 30-ave, i cili ka klientë nga fusha e spektaklit dhe politikës. Edhe pse është arrestuar, ai është liruar për shkak të mungesës së provave të mjaftueshme. Hetimet janë ende në vijim.
Nëna e saj, Keren Shem, tregoi për takimin me vajzën pas incidentit: “Ajo nuk pushonte së qari. Ishte e thyer. E njoh mirë fëmijën tim, por nuk e kisha parë kurrë në një gjendje të tillë.”
Mia Shem ishte vetëm 21 vjeç kur u rrëmbye gjatë sulmit të Hamasit pranë kufirit me Gazën. Ajo ishte bërë simbol i situatës së pengjeve, veçanërisht pas shfaqjes së saj në një video propagandistike me dorën e fashuar. Pas lirimit në nëntor 2023, ajo kishte rrëfyer se ishte ngacmuar seksualisht nga një luftëtar i Hamasit gjatë robërisë së saj.
“Ende nuk kam filluar të përpunoj plotësisht traumën e robërisë. Dhe tani kjo… ishte e tepërt,” tha Mia në intervistën e saj, duke nënvizuar se kishte vendosur të fliste publikisht për të ngritur ndërgjegjësimin mbi dhunën seksuale dhe nevojën për drejtësi.
Top Channel