Gigi Hadid poston foton e parë me Bradley Cooper, puthje pasionante mes çiftit në 30 vjetorin e modeles

05/05/2025 08:45

Gigi Hadid postoi foton e saj të parë me Bradley Cooper në rrjetet sociale.

Edhe pse janë përfolur që nga tetori i vitit 2023, ata e kanë mbajtur marrëdhënien e tyre larg vëmendjes mediatike.

Modelja e njohur festoi 30-vjetorin me një festë intime mes miqsh të afërt, ku nuk mungoi as partneri i saj, aktori i famshëm. Gjatë mbrëmjes, çifti u fotografua duke ndarë një puthje pasionante, një moment që u publikua më pas në Instagramin e Hadid – fotoja e parë zyrtare e tyre së bashku.

Në mbishkrimin që shoqëronte postimin, Gigi shprehej: “Ndihem shumë me fat që hyj në këtë dekadë të re, për çdo përvojë që më ka formuar, dhe për dashurinë që më rrethon çdo ditë.”

FOTO GALERI
2/15

Top Channel