I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dyfishtë në Elbasan, Florenc Çapja ekstradohet sot nga Dubai

02/05/2025 12:33

I shumëkërkuari Florenc Çapja ekstradohet sot pasdite nga Dubai drejt vendit tonë.

Gjykata Kundër Krimit të Organizuar vendosi ta dënojë me burgim të përjetshëm Çapjan, i akuzuar për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012 në Elbasan.

Si pjesë e grupit kriminal në Elbasan u dënua me brugim të përjetshëm edhe Florenc Çapja, Jorgo Leku ose Olsi Leku.

Ervis Bardhi si bashkëpunëtor i drejtësisë është dënuar me vetëm 15 vite burgim, ndërsa me 25 vite burgim është dënuar Klajdi Dokli dhe Etjen Cani.

Të gjithë këta janë pjesë e një bande të njohur në Elbasan dhe akuzohen për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij Nezir Beqiri.

“Policia e Shtetit, në vijim të bashkëpunimit mjaft të mirë me partnerët, si në aspekte hetimore, ashtu dhe në ato operacionale, dhe si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit mes strukturave të specializuara për lokalizimim dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin, pasditen e sotme, do të finalizojë me sukses një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.

Në kuadër të këtij operacioni, pritet që pasditen e sotme, të finalizohet me sukses ekstradimi nga Dubai, i të shumëkërkuarit F. Ç., 44 vjeç, banues në Elbasan.

Për informacion më të detajuar, do të japim njoftim në momentin e finalizimit të operacionit të ekstradimit në Rinas”, sipas njoftimit të policisë

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta