“Duam rroga më të larta”/ 1 maji ‘kremtohet’ me protesta në Kosovë
01/05/2025 14:32
1 majin, përfaqësues të punonjësve të sektorit publik në Kosovë e kanë shënuar me protesta.
Kërkesat e tubuesve ishin të qarta: Rritje pagash, themelim i Gjykatës së Punës, respektim i të drejtave të punëtorëve e zbatim i marrëveshje kolektive.
Kryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës, Nexhat Llumnica, ka përcjellë shqetësimin e tij për kushtet në të cilat punohet aktualisht në vend, e u ndal në mënyrë të veçantë te pagat.
Përpos nevojës së rritjes së pagave për shkak të ngritjes së çmimit të energjisë elektrike, në protestë u rikujtua edhe vala e re e rritjes së çmimeve nga bizneset, që ia ka rënduar kushtet ekonomike familjeve punëtore në vend.
Top Channel