Skandali “Predator” trazon sërish Greqinë, ish-kryeministri kërkon hetim të plotë
Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm në tregjet ndërkombëtare pas sulmeve të reja të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit dhe rivendosjes së sanksioneve amerikane mbi eksportet iraniane të naftës.
Nafta e papërpunuar Brent, standardi ndërkombëtar i referencës, u rrit me 5.8%, duke arritur në 76.2 dollarë për fuçi. Ndërkohë, nafta amerikane WTI u rrit me 2.75%, në 72.38 dollarë për fuçi.
Lëvizja e tregjeve vjen pasi Uashingtoni ndërmori sulme ushtarake ndaj objektivave iraniane, në përgjigje të sulmeve ndaj anijeve tregtare pranë Ngushticës së Hormuzit. Paralelisht, administrata amerikane rivendosi sanksionet ndaj eksporteve të naftës së Iranit.
Përshkallëzimi i ri i tensioneve ka shtuar shqetësimet për furnizimin global me naftë, duke qenë se Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të energjisë në botë.
Nga ana e tij, Irani akuzoi SHBA-në për shkelje të memorandumit të mirëkuptimit të arritur mes dy vendeve dhe paralajmëroi se do të japë një “përgjigje shkatërruese”, duke rritur frikën për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit dhe ndikimin e tij në tregjet globale.
Top Channel