KQZ certifikon zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosje del fituese me 53 mandate në Kuvend Mijëra vetë janë nisur nga Nezuku, pranë Tuzllës, për atë që njihet si “Marshimi i paqes”, një ecje prej rreth 100 kilometrash drejt Srebrenicës, në përkujtim të viktimave të gjenocidit të korrikut 1995.
Për tre ditë rresht, pjesëmarrësit përshkojnë të njëjtat shtigje nga ku mijëra banorë të tmerruan tentuan të kalonin asokohe për të mbërritur në territorin e lirë në Tuzllë dhe Klladanj pasi zona e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara, ra në duart e forcave serbo-boshnjake. Parashikohet që marshuesit të mbërrijnë në Potoçari më 10 korrik, ndërsa një ditë më pas do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore dhe në varrimin kolektiv në Qendrën Memoriale të Srebrenicës. Këtë vit do të varrosen mbetjet mortore të 10 viktimave të identifikuara.
“Marshimi i Paqes” organizohet që nga 2005-sa dhe çdo vit, atij i bashkohen një numër gjithnjë e më të madh pjesëmarrësish. Qëllimi i nismës është ruajtja e kujtesës historike dhe ndërgjegjësimi për krimet e kryera ndaj boshnjakëve në Srebrenicë.
Deri tani, në Qendrën Memoriale të Potoçarit janë varrosur gati 6.800 viktima të gjenocidit, ndërsa 250 të tjera prehen varrosur në vende të ndryshme sipas kërkesës së familjeve. Mbi 1.000 persona nga Srebrenica dhe zonat përreth vijojnë të jenë të zhdukur. Korrikun e vitit 1995, forcat e Ushtrisë së Republikës Sërpska vranë më shumë se 8.300 boshnjakë në enklavë.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e cilësoi masakrën e Srebrenicës si gjenocid, e për të u dënuan mbi 50 persona, përfshirë ish presidentin e Republikës Sërpska, Radovan Karaxhic dhe ish-kreun e ushtrisë së saj, Ratko Mlladic.
Top Channel