
Ekskluzivisht në “Top Story” është publikuar sondazhi i dytë i realizuar nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Associates”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri nga Top Channel.
Pyetja për perceptimi publik për Edi Ramën ishte si më poshtë:
Pëlqehet: 51.8%/ Pëlqehet shumë: 31.3%/ Pëlqehet disi: 20.5%/ Nuk pëlqehet: 45.9%/ Nuk pëlqehet shumë: 12.8%/ Aspak i pëlqyer: 33.1%/ Pa mendim: 1.8%/ I panjohur për mua: 0.3%/ Refuzoi të përgjigjet: 0.1%
Pas këtyre rezultateve të sondazhit, i ftuar këtë mbrëmje në panelin e Top Story, analisti Lorenc Vangjeli u shpreh:
Rama në mënyrë të çuditshme dhe surprizuese ka një pëlqyeshmëri, pas 12 vitesh në pushtet, mbi gjysmën e shqiptarëve. Sa për meritë të tij, unë besoj edhe për dobësi të kundërshtarit, diferenca e tij me Berishën paracakton dhe trendin.
Ndërkohë Alban Dudushi e komentoi këtë rezultat kështu: Gjatë kësaj periudhë ne kemi pasur disa ngjarje që ndoshta kanë ndikuar në këtë %, një prej tyre mbase dhe arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, që nuk ka lëvizur ndonjë të madhe, por mund të ketë ndikuar. Si një ndër arsyet.
Top Channel