
Fshirja e borxheve të vjetra e ndarë në disa fasha por dhe këto lehtësira të tjera fiskale do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit rreth 142 milionë euro me iniciativën e re të propozuar nga qeveria.
Në një studim të tij mbi iniciativat fiskale, eksperti kontabël Eduart Gjokutaj shpjegon edhe efektet
“Natyrisht ka nevojë për transparencë të madhe për një auditim nga një komision i pavarur i cili të verifikojë nëse është e nevojshme dhe duhet një analizë e mirëfilltë. Kjo tregon që administrata duhet të kishte bërë një seleksionim në mënyrë që këtë risk që është grumbulluar mos t’ia linte në dore politikës por të bënte një administrim dhe menaxhim të riskut”, shprehet Eduart Gjokutaj, ekspert kontabël.
Nga viti 2009 deri në 2024 Shqipëria ka marrë të paktën 6 masa me karakter amnistues apo fiskalë, të cilat më së shumti përkojnë me periudhat zgjedhore.
“Stimuj të tillë janë dhënë të ngjashëm të cilët duhet të sillnin një pastrim të regjistrave, normalisht nuk u pastruan se në radhë të parë ai që është evazionistë nuk ekspozohet edhe pse ti do ta joshësh pasi është shumë më mirë në këtë nivel që është”, shton ai.
Krahasuar me rajonin për të njëjtën periudhë kohore Shqipëria mban dhe numrin më të lartë të iniciativave të tilla me 6 në total. Pasuar nga Serbia me 4, Maqedonia e Veriut 3, Kosova e Mali I Zi 2 dhe Bosnje Hercegovina. Të cilat kanë marrë edhe kritika nga institucionet ndërkombëtare vlerësuese. “Shqipëria nëse e krahasojmë me rajonin e ka tepruar me faljet fiskale se çdo vend tjetër”, thekson ai.
Ekspertët sugjerojnë marrjen e masave të nevojshme për vënien në funksion të paqes fiskale me qëllim rritjen e transparencës,
TABELA 1
AMNISTITË DHE FALJET FISKALE NË SHQIPËRI 2009-2024
MASA FISKALE
2009 Amnisti fiskale, legalizim pasurish
2011 Falje gjobash/kamatvonesash
2014 Fshirje borxhesh për ndërmarrje publike
2019 Falje për borxhe të energjisë
2021 Pr/ligji për amnistinë fiskale
2023-2024 Rishfaqje e pr/ligjit
TABELA 2
AMNISTITË DHE FALJET FISKALE NË RAJON 2009-2024
FREKUENCA
SHQIPËRIA 6
SERBIA 4
MAQEDONI E VERIUT 3
KOSOVË 2
MALI I ZI 2
BOSNJE DHE HERCEGOVINË 1
Top Channel