Aksident në Gjirokastër, shoferi gjerman përplas këmbësoren
25/04/2025 14:17
Një aksident me pasojë një të plagosur ndodhi këtë të premte në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:15 në vendin e quajtur “Plepat e Kardhiqit” kur një mjet tip “BMW” që drejtohej nga një një shtetas gjerman aksidentoi 38-vjeçaren me iniciale Z.I., banuese në fshatin Humelicë.
Ajo është dërguar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ku është nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që 56-vjeçari është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje.
Top Channel