
Nga Naim Zoto
Vjet, me rastin e 100 vjetorit të lindjes, doja t’i bëj një shkrim surprizë Niazi Jahos, juristit simbol i qëndresës monument në krah të drejtës dhe së vërtetës në një vend ku padrejtësia dhe hipokrizia janë bërë ADN e qeverisjes. Shkrimi u botua dhe, pas kësaj, Niaziu më ftoi për t’u takuar duke më dhuruar edhe një dokument shumë interesant që flet jo vetëm për atë si si individ por për gjithë njerëzit që kanë sakrifikuar aq shumë për këtë vend gjatë gjithë jetës. Dhe pa përfituar asgjë; përkundrazi!
Dokumenti, i cili mban datën 7 prill 1942, është i kuestorit P. Papalilo, Zyra Mbretnore e Policisë së Tiranës, dhe i drejtohet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Tiranës, Prefekturës Mbretërore dhe Prokurorisë së Mbretit. Lënda e dokumentit shënohet si “Të rejat e mëngjesit”.
E, pra, në përvjetorin e parë të pushtimit të |Shqipërisë nga fashizmi italian “janë ndalue për masa të policisë politike” disa djem gjimnazistë 18-20 vjeçarë për shpërndarje traktesh antifashiste, tekstualisht “pse u asht gjetun material komunist”.
Nga lista e 7 djemve të arrestuar (emrat mund t’i lexoni direkt në dokumentin origjinal) veçojmë emrin e Niazi Jahos:
Niazi Jaho, i biri i Veis dhe Lela, lindun në Gjinokastrë 1924, atje vendbanues, ktu qëndrues pra’në Konviktit Mashkulluer në rrugën Mbretnesha Helena, student i klasës s’pestë të Liceut, musliman.
Tani krahasoni një shekull jetë të Niazi Jahos me jetën e plot myteberëve të sotëm që kanë qeverisur e qeverisin Shqipërinë duke u bërë milionerë pa mbushur 20 vjeç apo 20 vjet punë!
Top Channel