“Shteti që mëson”
Nga Flogert Muça
Prapa fasadës së deklaratave zyrtare politike, ku të gjithë deklarohen “njëzëri” në mbështetje të Komandantëve, po zhvillohet një luftë e pisët digjitale me epiqendër në qendër të Prishtinës . Në fushëbetejën e rrjeteve sociale, ushtritë e orkestruara të tastierës po aplikojnë teknika agresive manipulimi për të çuar përpara agjenda të ngushta pushteti, duke goditur pa mëshirë figurat qendrore të UÇK-së dhe veçanërisht Hashim Thaçin.
Caku i këtij operacioni hibrid nuk janë vetëm drejtuesit historikë në bankën e të akuzuarve në Hagë, por çdo zë publik, gazetar apo analist që guxon të mbajë qëndrim mbrojtës. Përmes etiketimeve të egra, përdorimit të narrativave inkriminuese dhe narrativës se “ata ishin vrasës”, po tentohet të krijohet një klimë frike e censure, ku mbrojtja e së vërtetës së luftës çlirimtare penalizohet me linçim publik për interes politik të ditës.
Kjo përplasje ngre dyshime të mëdha për të kuptuar thellësinë e krizës politike dhe morale:
Kush po i ushqen dhe financon ushtritë digjitale brenda hapësirës shqiptare që përdorin të njëjtën gjuhë e etiketime si propaganda zyrtare e Beogradit?
Çfarë kostoje kombëtare po paguan Kosova kur politika e ditës përdor algoritmin për të shkatërruar simbolet e pavarësisë dhe shtetformimit?
Deri kur do të lejohet që frika nga rikthimi politik i Hashim Thaçit të arrijë deri në pikën ku goditet secili që mbron trashëgiminë e UÇK-së?
Kjo nuk është thjesht një lojë lajmesh apo montazhesh të radhës. Është një kurth i rrezikshëm ku manipulimi digjital po tenton të kthejë përmbys historinë, duke dëmtuar përfundimisht faktorin shqiptar për llogari të përfitimeve të çastit politik.
Top Channel