“90 mln e tunelit të Llogarasë, 1 e 200-ta e atyre që kanë vjedhur këta hajdutë”, Berisha: Si ‘Loti 4’ janë 14 lote, ‘Lubi’ Balluku dhe Rama rritën koston e unazës Kryeministri Edi Rama, përmes një video të postuar në Facebook, ka kërkuar falje për deklaratën e bërë në një takim elektoral.
“Kërkoj ndjesë, term i gabuar” shprehet Rama. Konkretisht gjatë takimit kreu i qeverisë tha se “të votosh kënetën je politikisht autik”.
‘Nuk mund të mos e ndaja dot këtë reflektim. Të gabosh është njerëzore ndërsa të mos kërkosh ndjesë nuk është burrërore. Krejt pa dashje sot kam cënuar fëmijët autik dhe kam lënduar prindërit e tyre duke folur për autizëm politikë dhe më doli sot krejt padashje, por ja u desh të gaboja dhe pastaj të mësoja, prej vitesh është e papërshtatshme dhe në fakt me plot të drejtë.
Ju kërkojë ndjesë dhe kam jo vetëm respekt, por edhe admirim për ta dhe për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta që më ka shtyrë që të nxis dyfishimin e mbështetjes së tyre nga qeveria. Që e kam thënë në më shumë se një rast do jetë pjesë e projektbuxhetit të 2026, ndërsa lehaqenieve që u kapën pas fëmijëve autik si i mbyturi pas fijes së barit, kjo do të jetë një motiv më shumë që ta shpenzojë çdo energji timen që ti japim mësimin e merituar për të gjitha prapësitë e tyre të pamerituara në kurriz të këtij populli dhe këtij vendi’, tha ai.
Top Channel