
Kryeministri Edi Rama , i shoqëruar nga ministrja Mirela Kumbaro, vizituan kampingun ekologjik “Glamping Albania Raftin Vjosa”.
Ndërsa i shpjegonin kreut të qeverisë edhe fluksin e turistëve, ata vlerësuan postimet që ai bënte herë pas here për rafting në këto rajone të vendit dhe promovimit të turizmit, pasi ishte një reklamë që sillte edhe njerëz, përveç se shfaqte bukuritë e Shqipërisë.
Qytetari: Kur ju postoni foto, video nga puna jona, se keni idenë sa na motivoni.
Rama: Po ku do t’i marrin vesh njerëzit, hë më thuaj ti mua, në këto pocaqi ekrane që nuk e di me çfarë merren apo në këto portale që merren vetëm me pisllëk, ku do i marrin vesh?”
“Turistët, përveç fjetjes dhe ushqimit të freskët, mund të ushtrojnë edhe disa aktivitete në natyrë, si: rafting dhe kajak në lumin Vjosë, eksplorimi i kanionit të Langaricës dhe banjave termale, biçikleta elektrike përgjatë lumit Vjosë; kajak dhe kamping shumëditor nga kufiri me Greqinë përgjatë lumit Vjosë; hiking & trekking në ujëvarën e Sopotit, duke përjetuar kështu një eksperiencë të paharrueshme në zemër të natyrës, me pamjen mbresëlënëse të maleve madhështore të Nemërçkës”, shprehet kryeministri përmes një postimi në Facebook.
Top Channel