Berisha thirrje grave kundër Ramës, kreu i PD në Pukë sulmon edhe Dumanin dhe partitë e reja: Patericë e Ramës

21/04/2025 15:38

Edi Rama, po i qorton burrat që votojnë “kënetën”, duke i cilësuar si të mangët, jo nga mendja, por nga përgjegjësia, duke shpresuar që gratë do të kthjellojnë bashkëshortët duke orientuar votat e tyre te Partia Socialiste.

Lëvizja taktike e kundërshtarit politik bëri që Sali Berisha të ndryshojë targetin e fushatës së tij. Sot, në Pukë, ai vendosi të mos flasë më vetëm me “burrat” e tij, por me “gratë e vajzat”.

“Pukjane të mençura dhe shqiptare të mençura, dëgjojeni se si shkon, kalon nga takimi në takim me një gjuhë që nuk po e them më, por e dini vetë ju, në të cilat përpiqet të denigrojë familjen shqiptare. Atë thirrje të tij nuk e pranon asnjë burrë, asnjë grua. Jam i bindur që nënat, motrat, gratë shqiptare do i japin atij më 11 maj atë që meriton më shumë se kushdo tjetër”, tha kryedemokrati.

Ndëshkim me votë të Edi Ramës, kryedemokrati e pret edhe për premtimin e pasaportës europiane.

“Nuk shkohet në Europë me kriminelë si Edi Rama, Taulant Balla, Lubi Balluku, nuk shkohet në Europë me këta. Në Europë shkohet me vendosjen e shtetit ligjor, me vendosjen e bandave para ligjit. Nuk shkohet në Europë me Safet Bajrin, me Vis Pojën apo bandat e Elbasanit, etj. Shkohet me to kur t’i vendosësh para ligjit. Javën e parë të majit do shpallen grupe terroriste. Miq, po të mos kishte mercenar Dumanin, Erioni do dukej lule në krahasim me Edi Ramën. Po, ua them unë ju, prandaj në çdo fjalim, rroftë e qoftë Altin Dumani thërret”, tha Berisha.

Në këtë fushatë, shqetësim i Sali Berishës mesa duket nuk janë vetëm Rama dhe Dumani, por edhe partitë e reja, të krijuara nga gjiri i Partisë Demokratike.

“Kam dalë mbi veten, kam dalë për interesat tuaja, i kam ftuar secilin të bashkohemi. Jo, thanë, se ne jemi opozitë e opozitës. Pra, janë patericë e Edi Ramës”, përfundoi kreu i PD-së.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta