
Ky edicion i finales së Big Brother Vip Albania 4 ka qenë një dëshmi e qartë se si Top Channel ka sfiduar edhe një herë veten!
Që në nisje të spektaklit, dritat që u ndezën në dy studiot paralele e dhanë sinjalin se kjo natë do të jetë magjike, një natë ku edhe një herë Top Channel tregon se di të bëjë diferencën, të mbërthejë shqiptarët për natën e fundit të këtij edicioni, deri në takimin e radhës.
Një skenë e jashtëzakonshme që solli traditën shqiptare, spektaklin modern, shume emocione, lot gëzimi, personazhe në zë të jetës publike shqiptare.
Audienca sërish e tregoi se Top Channel dhe Big Brother Vip garën e ka vetëm me veten… më shumë se 380 mijë ndjekës në kohë reale në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube!
Miliona të tjerë që e ndoqën nga ekrani, në aplikacionin e DigitAlb, duke e bërë këtë mbrëmje një festë të përbashkët.
Puna e palodhur e stafit të Big Brother shpërblimin e gjen të publiku, sytë e mbërthyer pas ekranit dhe emocionet e përjetuara së bashku, mijëra shqiptarë nga jashtë vendit që iu bashkuan studiove për ta ndjekur nga afër magjinë e këtij edicioni.
Big Brother nuk është vetëm një spektakël, është familja e madhe që bashkon shqiptarët në një ekran!
Top Channel