
“Pleqëri me kusure”/ Komedia e autorit Odise Plaku mirëpritet nga publiku në teatrin ‘Bylis’
31/05 20:00
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka ndarë një mesazh në ditën e Proçesionit të Epitafit të së Premtes së Zezë, duke thënë se “Ringjallja do të vijë shumë shpejt!”
“Sonte, me Proçesionin e Epitafit të së Premtes së Zezë, besimtarët e krishterë përkujtojnë mundimet e vuajtjet e Jezu Krishtit dhe vdekjen e Tij në kryq. Me besimin e lutjet se Ringjallja do të vijë shumë shpejt.
Ringjallja e Jezusit është triumfi i jetës mbi vdekjen, i dritës mbi errësirën, i të mirës mbi të keqen, një fitore universale, e cila bën që të shpresojnë, fitojnë, gëzojnë, bashkohen dhe lumturohen të gjithë njerëzit, në të gjitha vendet dhe të gjitha kohërat”, shprehet Spiropali në mesazhin e saj.
Top Channel