Bisedimet e paqes për Ukrainën, kërcënon Rubio: SHBA do të tërhiqet nëse nuk ka progres

18/04/2025 19:52

Shtetet e Bashkuara do të braktisin përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje Rusi-Ukrainë nëse nuk ka shenja të qarta për mundësinë e arritjes së një armëpushimi.

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio nënvizoi se SHBA-ja dëshiron të ndihmojë në mbylljen e konfliktit, por në momentin që palët nuk angazhohen për bashkëpunim, atëherë sipas Washingtoni, paralajmëroi ai, do të tërhiqet.

Ne nuk do të vazhdojmë të merremi me këtë gjë për javë apo edhe muaj të tërë. SHBA-ja ka shumë prioritete të tjera që kërkojnë vëmendjen e saj”, tha ai.

Komentet e kryediplomatit amerikan erdhën vetëm disa orë pasi Ukraina ndërmori hapin e parë drejt nënshkrimit të një marrëveshjeje mineralesh me Uashingtonin që synon krijimin e një fondi investimesh për rindërtimin e vendit. Kievi njoftoi firmosjen e një memorandum si që do të çojë drejt arritjes së një marrëveshjeje për burimet minerale e cila është promovuar me forcë nga Donald Trump. Edhe pse të dy vendet ishin gati në shkurt për ta vulosur një pakt të tillë, ai u vonua për shkak se takimi asokohe në Zyrën Ovale midis Trumpit dhe udhëheqësit ukrainas Volodymyr Zelensky u shndërrua në një debat, nga i cili kreu i administratës amerikane doli mjaft i zemëruar.

 

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta