Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj doli sot para gjykatësit të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Erjon Bani për shqyrtimin e informacionit dy mujor të zhvillimit të hetimeve.

Avokatët e kryebashkiakut kërkuan kohë për shqyrtimin e akteve dhe për këtë arsye seanca u shty për datën 23 prill.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt me vendim të GJKKO pasi akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Ai ndodhet aktualisht në burgun e Durrësit, pas vendimit arrest me burg nga Gjykata e Posaçme.

Veliaj vazhdimisht ka hedhur akuza ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të posaçëm se është arrestuar pa prova dhe në mënyrë të padrejtë.

Ai ka ankimuar vendimin e GJKKO në Apelin e Posaçëm duke kundërshtuar masën.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta